Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja në Gjermani një ukrainas

featured
Press Online
15 Maj 2026, 20:26

Një shtetas ukrainas i dyshuar për spiunazh për Rusinë është ekstraduar nga Spanja në Gjermani dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Zyra e Prokurorit Federal në Karlsruhe tha se një hetues nga Gjykata Federale kishte lëshuar një urdhër arresti për 43-vjeçarin, të identifikuar si Sergei N.

Sipas mediave të huaja, ukrainasi u arrestua fillimisht me kërkesë të autoriteteve gjermane pranë qytetit të Alicante më 24 mars dhe më pas u lirua me kusht.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter