Finalja e madhe e Eurovision, ja kur do të performojë Alis!

featured
Press Online
15 Maj 2026, 14:25

Me shumë emocion dhe pritje, finalja e madhe e Eurovision-it. Renditja e pjesëmarrësve u publikua dha Alis i cili përfaqëson Shqipërinë do të ngjitet në skenë i pesti për të performuar “Nân”. Me një interpretim vokal të fuqishëm e thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, dje në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në finalen e nesërme. Gara e 16 majit do të hapet nga Danimarka, ndjekur nga Gjermania e Izraeli.

Renditja e shteteve në natën finale:

01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem

02. Gjermani: Sarah Engels – Fire

03. Izrael: Noam Bettan – Michelle

04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice

05. Shqipëri: Alis – Nân

06. Greqi: Akylas – Ferto

07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym

08Australi: Delta Goodrem – Eclipse

09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene

10. Maltë: AIDAN – Bella

11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS

12. Bullgari: DARA – Bangaranga

13. Kroaci: LELEK – Andromeda

14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei

15. Francë: Monroe – Regarde !

16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!

17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

18. Poloni: ALICJA – Pray

19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más

20. Suedi: FELICIA – My System

21. Qipro: Antigoni – JALLA

22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì

23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA

24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me

25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

Votimi:

Në Finalen e Madhe, votimi hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave e më tej edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.

Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote hapet në mesnatë dhe mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë. Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter