Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga aeroporti ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial “Air Force One”, duke përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Kinë.
Ceremonia e përcjelljes u zhvillua me tapet të kuq, ndërsa Trump kaloi pranë rreshtave të ushtarëve kinezë që qëndronin në pozicion nderi dhe studentëve që valëvitnin njëkohësisht flamujt e Kinës dhe ata amerikane.
Presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi vizitën si historike dhe me rëndësi të veçantë, duke deklaruar se dy liderët kanë krijuar një pozicionim të ri për marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme mes dy venE madhee.
“Presidenti Trump dëshiron ta bëjë Amerikën sërish të madhe, ndërsa unë jam i përkushtuar të udhëheq popullin kinez drejt rilindjes së madhe të kombit kinez”, tha presidenti kinez.
Nga ana tjetër, Trump e përshkroi vizitën si shumë të suksesshme, të njohur në mbarë botën dhe të paharrueshme.
“Jam i gatshëm të vazhdoj komunikimin e sinqertë dhe të thelluar me presidentin Xi Jinping dhe e pres me kënaqësi në Uashington”, tha Trump.
Sakaq kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se qëndrimet e tyre për përfundimin e luftës në Iran janë të ngjashme.
“Ne diskutuam për Iranin. Ndjehemi shumë të ngjashëm në lidhje me mënyrën se si duam që lufta të marrë fund. Ne nuk duam që ata të kenë armë bërthamore. Ne duam që ngushticat të jenë të hapura”, tha Trump.
Ka shumë spekulime rreth presionit që SHBA-të po ushtrojnë mbi Kinën, blerësin më të madh të naftës iraniane, për të përdorur ndikimin e saj ndaj Teheranit me qellim rihapjen e ngushticës se Hormuzit. Ekziston një pikëpyetje nëse Pekini do të jetë i gatshëm t’i nënshtrohet këtij presioni apo jo.



