Dr. Rexhep Etemi Sopaj lindi më 20 qershor 1978 në Kumanovë, qytet ku hodhi hapat e parë të edukimit të tij. Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Bajram Shabani”, ndërsa shkollen e mesme i kreu në gjimnazin “Goce Dellçev”, ku ishte nxenes i shkëlqyeshëm!, shkruan Open-TV.

Rrugëtimi i tij drejt mjekësisë ishte një ndërthurje e suksesshme akademike mes dy qendrave kryesore.
Studimet i nisi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ku e përfundoi pjesën paraklinike, ndërsa ciklin klinik e përmbylli në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë ku dhe diplomoi!
Subspecializimi, maj 2026

Karriera dhe Specializimi
Që nga viti 2011, Dr. Etemi është pjesë e pandarë e Klinikës Universitare për Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv (KARIL) në Shkup. Në vitin 2017, ai mbaroi specializimin duke marrë titullin Specialist i Anestezisë dhe reanimator! Me një përvojë mbi 15-vjeçare në këtë klinikë, ai ka dëshmuar një përkushtim të palëkundur ndaj profesionit, gjë që kulmoi në maj të vitit 2026 me përfundimin e subspecializimit në Anesteziologjinë Pediatrike.
Angazhimi Akademik dhe Ndërkombëtar.
Prezantimi në Kongresin Botëror në Marakesh-Marok

Dr. Rexhep Etemi gëzon një profil të lartë akademik, duke qenë autor dhe bashkëautor i dhjetëra publikimeve shkencore dhe abstrakteve. Ai është pjesëmarrës aktiv në kongreset më prestigjioze vendore, evropiane dhe botërore në fushën e anesteziologjisë, urgjencave mjekësore dhe menaxhimit të dhimbjes.
Në Kongresin e ShMSH-së në Strugë

Anëtarësimet dhe Përfaqësimet:
WFSA (Federata Botërore e Shoqatave të Anesteziologëve): Përfaqësoi institucionin e tij me prezantim në Kongresin Botëror të Anestezisë në Marrakesh, Marok.
• ESAIC (Shoqata Evropiane e Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv): Anëtar aktiv, me pjesëmarrje në Kongresin Evropian në Lisbonë (2025) dhe pjesëmarrës i konfirmuar në Kongresin e këtij viti në Roterdam, Holandë.
– ESRA ( Eurooian society for regional anesthesia)
• EAMS ( Europian airëay management society)
• EJA (European Journal of Anaesthesiology): Punimi i tij shkencor do të publikohet së shpejti në këtë revistë prestigjioze, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij kërkimore.
Certifikime dhe Edukime:
Edukim 6 javor ne Spitalin universitar “ Cerrah paşa”- Aksaray- Istanbull.( anestezi regjionale dhe neuroanestezi)
Në vitin 2024 beri trajnim për amestezin torakale në klinikën për sëmundje të mushkërive dhe kirurgjinë torakale – Yedikule
YEDİKULE GÖĞÜS HASTALIKLARI VE GÖĞÜS CERRAHİSİ EĞİTİM VE ARAŞTIRMA HASTANESİ.
Përveç anës klinike, Dr. Etemi është i angazhuar edhe në edukimin e brezave të rinj. Në prill të vitit 2025, në Porto të Portugalisë, përfundoi me sukses kursin “Train the Trainers” (TTT), duke u certifikuar zyrtarisht nga ESAIC si trajner mjekësor.

Sot, Dr. Rexhep Etemi njihet si një ekspert i kompletuar, i cili ndërthur përvojën e gjatë klinike me standardet më të larta të kërkimit shkencor dhe edukimit mjekësor bashkëkohor. (Open-TV)



