Lila Moss ‘trondit’ rrjetin me fotosesionin më të guximshëm deri më sot!

featured
Press Online
15 Maj 2026, 04:19

Lila Moss, vajza e supermodeles ikonike Kate Moss, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas publikimit të fotosesionit të saj më të fundit, ku ajo shfaqet në një stil mjaft të guximshëm dhe artistik.

23-vjeçarja, e cila po ndërton me shpejtësi karrierën e saj në botën e modës, ka pozuar për një set fotografik bardh e zi të realizuar nga fotografët e njohur Luigi dhe Iango.

Në disa prej imazheve, ajo shfaqet me elemente transparente dhe një stil minimalist, ndërsa në të tjera shfaq një paraqitje më dramatike me pallto leopard dhe poza të forta para kamerës.

Fotografitë u publikuan nga vetë Lila në Instagram, ku ajo shkroi thjesht: “Duke luajtuar me @luigiandiango për @the.doublevision”, por reagimi i ndjekësve ishte i menjëhershëm dhe shumë i zhurmshëm. Komentet varionin nga “mahnitëse” deri te “kopje perfekte e nënës së saj”.

Rrugëtimi i Lila Moss në industrinë e modës duket se po ecën paralelisht me trashëgiminë e fuqishme të së ëmës, Kate Moss, një nga figurat më të mëdha të modës botërore. Dyshja shpesh janë komentuar për ngjashmërinë e tyre dhe lidhjen e fortë nënë–bijë, e cila është reflektuar edhe në paraqitjet publike.

Në një intervistë të fundit, Lila ka treguar edhe anën më personale të jetës së saj me nënën, duke zbuluar me humor se shpesh “eksploron” garderobën e saj të famshme, pavarësisht se disa veshje janë rreptësisht të ndaluara.

Mes suksesit në rritje dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike, Lila Moss po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga emrat më premtues të gjeneratës së re në modeling.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter