Një i plagosur në Prishtinë, i dyshuari në arrati

featured
Press Online
14 Maj 2026, 22:27

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtina, në lagjen “Bregu i Diellit”, ku një person ka mbetur rëndë i plagosur.

Sipas informacioneve të para të Dukagjinit, viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më tutje burimet bëjnë të ditur se personi i dyshuar për përfshirje në këtë rast është në arrati.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar zëdhënsi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter