“Shoqja ime më e mirë” Mesazhi emocionues i Dua Lipës për ditëlindjen e…

featured
Press Online
14 Maj 2026, 22:16

Dua Lipa ka emocionuar ndjekësit me urimin special që i dedikoi motrës së saj, Rina Lipa, e cila feston sot 25-vjetorin e lindjes.

Artistja ndau në rrjetet sociale një mesazh shumë personal dhe të mbushur me dashuri, të shoqëruar me disa fotografi nostalgjike nga fëmijëria e tyre, ku shfaqen momentet më të ëmbla si motra.

Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave, jo vetëm për fotot e rralla familjare, por edhe për fjalët prekëse që Dua i dedikoi Rinës.

Gëzuar ditëlindjen më e afërmja ime, motra ime, shoqja ime më e mirë, personi tek i cili mund të mbështetem pa marrë parasysh çfarë ndodh!!! Të dua shumë Rinusheeee, 25 vjet, ende nuk mund ta besoj sa me fat jam që të kam!!!

-shkroi këngëtarja.

Raporti i ngushtë mes dy motrave është komentuar shpesh edhe nga ndjekësit e artistes, të cilët i kanë parë gjithmonë shumë të afërta në daljet publike dhe postimet familjare.

Përveç Rinës, Dua Lipa ka edhe një vëlla më të vogël, Gjin Lipa, me të cilin gjithashtu ndan shpesh momente në rrjetet sociale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter