Stenaldo Mëhilli ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka ndarë disa të pathëna me publikun. Ndër të tjera, Stenaldo foli dhe për ekperiencën e tij në “Big Brother VIP 5”, si dhe projektet e tij pas daljes nga shtëpia…
Si ka qenë kjo periudhë e ngarkuar për ty pas “Big Brother VIP”?
Ka patur plot për t’u bërë këtë 1 muaj e gjysmë që nga dalja nga “Big Brother”, si muzika ashtu dhe reklama. Bota ka ndryshuar shumë dhe unë kan qenë një personazh që ka ruajur një lloj konfidencialiteti me veten, një personazh që gjithmonë mbaja një lloj mburoje. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe që të qëndrosh në fokus duhet të dish t’i bësh pak të gjitha.
Si lindi bashkëpunimi yt me Stinen?
Vetëm sa kemi filluar. Kur e kam dëgjuar këngën, kam qenë shumë i prekur si nga teksti, edhe nga muzika. Është një lloj zhanri që ne nuk e kemi kaq të zakontë në 2026, nuk gjen kaq kollaj muzikë të tillë. Kur ishim bashkë në shtëpi dhe që këndonim, unë me këtë vibe gospel, më thoshtë që po më rikthen në një gjë që e kam lënë disi. Dhe u kthyem.



