BDI po mobilizon aktivistët për të uzurpuar protestën studentore, gisht ka Bujar Osmani?!

featured
Press Online
14 Maj 2026, 14:15

Mbrëmë në shtabin e BDI-së në Çair, Bujar Osmani ka mbajtur takim me aktivistë të rinj partiak prej të cilëve ka kërkuar të mobilizojnë 2.000 aktivistë për protestën e studentëve që do të mbahet më 18 maj, njoftojnë burime partiake.

“Osmani ka kërkuar që të sigurohen aktivistë ‘të zhurmshëm’. Kjo tregon se BDI qëndron pas protestave”, kanë njoftuar mediumet duke u thirrur në burime partiake, informon Lideri.mk

Nëse ndodh një gjë e tillë do të komprometohen edhe protestat studentore, pasi mediumet kanë raportuar për prezencë të elementeve partiake edhe në protestën e pare, bëjnë të ditur burimet.

Edhe kryetari i OVL-UÇK, Besim Hoda, ditë më parë tha se BDI fshihet pas protestave të studentëve të juridikut, duke theksuar se partia për vite me radhë kishte mundësi ta zgjidhte çështjen përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter