Stilisti legjendar italian Valentino Garavani do të nderohet me një monedhë përkujtimore!

featured
12 Maj 2026, 15:06

Stilisti legjendar italian Valentino Garavani do të nderohet me një monedhë përkujtimore nga Ministria italiane e Ekonomisë dhe Financave. Monedha “Valentino Garavani Commemorative Coin” do të emetohet gjatë vitit 2026 nga Instituti Poligrafik dhe Monetar i Shtetit Italian, në dy versione: ari dhe argjendi. Njoftimi vjen në ditëlindjen e stilistit, i cili lindi më 11 maj 1932 në Voghera, pranë Milanos. Valentino, emri i plotë i të cilit ishte Valentino Clemente Ludovico Garavani, u emërua sipas aktorit të filmave pa zë Rudolph Valentino.

Partneri i tij për shumë vite, Giancarlo Giammetti, e cilësoi këtë nderim si një “gjest me vlerë të jashtëzakonshme simbolike”, duke shtuar se është emocionuese të shihet kontributi i Valentinos në stil, kulturë dhe imazhin e Italisë të vlerësohet përmes një iniciative të tillë. Së fundmi, Garavani dhe Giammetti kanë qenë të përqendruar në fondacionin e tyre, i cili ka marrë në përdorim ekskluziv një pallat historik në Romë, të njohur tashmë si PM23. Hapësira shërben si qendër për aktivitetet kulturore dhe eventet e fondacionit, i themeluar në vitin 2016 me mision filantropik.

Çelësat e pasurisë së Valentino Garavanit janë në duart e një avokati holandez dhe një inxhinieri italian. Udhëtimi në trashëgiminë “materiale” të stilistit të madh, i ndarë nga jeta më 19 janar në moshën 93-vjeçare, përfshin prona të mëdha imobiliare, jahte, struktura financiare të regjistruara në një ishull të Kanalit dhe objekte të panumërta arti. Por mbi të gjitha, përfshin shoqëri ku inxhinieri Piero Villani (77 vjeç) dhe avokati Ronald Feijen (70) kanë një rol kyç. I pari zotëron edhe kuota aksionare të vogla, por shumë domethënëse. Çfarë përmban V.G. Image e Guernsey-t? Sa ka paguar Valentino për kështjellën e WiE madheille-it në Francë? Sa vlen sot jahti i tij T.C. Blue One?

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter