Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut, pasi një video e fundit e publikuar prej tyre në rrjetet sociale ka ngritur menjëherë dyshime për një surprizë të re.

Çifti i njohur nga “Big Brother VIP Albania 5” u shfaq në një atmosferë plot energji, duke kënduar dhe kërcyer së bashku nën ritmet e hitit “DJ” të Rezarta Shkurta. Kimia mes tyre dhe momentet spontane kanë bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjet.

Por ajo që ka nxitur më shumë reagime ishte mesazhi që Selin la krahas videos: “Keni pyetur për këtë… së shpejti”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një projekt të ri në horizont.

Menjëherë pas publikimit, fansat kanë nisur aludimet për një bashkëpunim muzikor apo edhe një remake të këngës ikonike, duke mbushur komentet me kërkesa për ta parë dyshen në një projekt të përbashkët.

Duke qenë se Selin njihet për talentin e saj në kërcim, ndërsa Gimbo për angazhimin si DJ, ndjekësit janë bindur se videoja nuk ka qenë thjesht një moment argëtues, por një paralajmërim për diçka më të madhe që pritet të publikohet shumë shpejt.



