43
Deklarata e fundit e ish-konkurrentit të “Ferma VIP”, Adion Puka, duket se ka sjellë reagimin e menjëhershëm të familjarëve të Olës.
Në një intervistë Adioni u shpreh se pas daljes nga formati ka patur komunikim me familjarët e Olës dhe la të kuptohej se raporti i tyre po shihet me sy më pozitiv nga të dyja familjet.
“Kam folur me ta, po… Kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” – deklaroi ai, duke shtuar më tej se dëshiron ta vazhdojë njohjen me Olën edhe jashtë formatit.
Pas qarkullimit të këtij lajmi, “Kryefjala” ka treguar një reagim nga familja e Olës, konkretisht nga kunata e saj, e cila është shprehur në emër të bashkëshortit, vëllait të Olës.
Në mesazhin e dërguar, ajo mohon kategorikisht çdo kontakt mes tyre dhe Adionit apo familjarëve të tij.
“Përshëndetje! Ky është lajm i rremë, Fabian Elezaj (im shoq) nuk ka takuar as kontaktuar asnjë familjar të Adionit dhe as atë personalisht! Çdo pretendim nga ana tjetër është gënjeshtër, faleminderit!”, – shkruhet në mesazh.
Më tej, ajo shton se familja nuk dëshiron të përfshihet publikisht në këtë histori, por është ndjerë e detyruar të reagojë pas deklaratave të bëra publikisht.
“Po flas në emër të bashkëshortit tim, se nuk dua që emri im të përfshihet dhe sinqerisht nuk duam të përfshihemi të gjithë si familje, por ngaqë po bëhen deklarata duke na përfshirë edhe ne u ndjemë të detyruar t’i përgënjeshtrojmë!”, – vijon reagimi.




