Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dyfishohet numri i ankesave për qasje të lirë tek informatat

Press Online7 Maj 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Numri i ankesave për kërkesa të papërgjigjura nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut përmes Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik është dyfishuar. Agjencia ende nuk e ka publikuar raportin vjetor në uebfaqen e saj, kështu që Prizma e shfrytëzoi të drejtën për qasje të lirë në informacion me karakter publik për t’i kërkuar statistikat vjetore për vitin e kaluar.

Në përgjigjet e dërguara shkruan se vitin e kaluar pranë Agjencisë kanë arritur 626 ankesa, që është pothuajse dy herë më shumë se sa numri i ankesave të dorëzuara në këtë institucion në vitin 2024, kur ka pasur gjithsej 354.

Nëse merren parasysh vitet e mëparshme kjo është një rritje e madhe e numrit të ankesave.

Pothuajse 70 përqind e ankesave, ose 438 nga 626 ankesa, janë për shkak të heshtjes së administratës.

Të dhënat nga Agjencia tregojnë se gjysma e ankesave të pranuara vitin e kaluar, 344, janë dorëzuar nga qytetarët. Pas tyre radhiten organizatat e shoqërisë civile me 194, ndërsa pastaj kompanitë dhe gazetarët.

Sipas të dhënave që i morëm nga Agjencia vihet re edhe një regres sa i përket detyrimit të poseduesve të informacionit për dorëzimin e raporteve vjetore. Nga gjithsej 1.456 posedues të informacionit me karakter publik raporte të tilla kanë dorëzuar 1.294 prej tyre, ose rreth 89%. Në vitin 2024 kjo përqindje ishte mbi 96%.

Ky institucion ishte i bllokuar tre muaj e gjysmë sepse drejtoreshës së mëparshme, Pllamenka Bojçeva, i kishte përfunduar mandati, ndërsa zëvendësi e saj u bë këshilltar në Komunën e Kumanovës.

Kuvendi publikoi dy shpallje për emërimin e drejtorit, por të parin e anuloi. Procedura përfundoi me zgjedhjen e drejtorit të ri më 8 prill. Kuvendi për këtë post e zgjodhi Petar Gajdovin.

Në një intervistë për BIRN ai tha se po përpiqen ta përballojnë fluksin e ankesave që kishin arritur gjatë kohës kur ky institucion ishte i bllokuar.

Në ndërkohë Gjykata Kushtetuese për herë të parë konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të gazetarit David Ilievski, për shkak të mosdhënies së informacionit me karakter publik dhe e urdhëroi poseduesin e informacionit, Bankën për Zhvillim të Maqedonisë, t’ia dorëzojë atij informacionin e kërkuar me karakter publik.

Ky trend vjen në një kohë kur vendi po shënon rënie të indeksit për lirinë e medias. Në indeksin e fundit Maqedonia ka shënuar një rënie për tre vende dhe këtë vit u rendit në vendin e 45. Me rënien e vitit të kaluar për dy vjet vendi ka rënë plot nëntë vende më poshtë në këtë indeks dhe ka kaluar nga “i kënaqshëm” në “problematik”.

Previous ArticleMe cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete, a përfshihet Maqedonia e Veriut?
Next Article Moderatorja e njohur humb nënën, publikohet njoftimi për varrimin

Lajme të ngjashme

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Press Online25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur…

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gostivari po merr pamje festive në prag të festës së 28 Nëntorit.…

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka…

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.