Legjenda e muzikës elektronike Black Coffee do të performojë në Tiranë më 4 qershor 2026, në një nga eventet më të mëdha muzikore të këtij viti në vend.
Black Coffee rikthehet kështu në Tiranë pas performancës së tij të mëparshme më 5 prill 2019, koncert që u prit me interes të madh nga publiku dhe adhuruesit e muzikës elektronike në kryeqytet.
Fitues i çmimit Grammy Awards dhe një nga figurat më të vlerësuara të skenës globale elektronike, artisti nga Afrika e Jugut pritet të risjellë në kryeqytetin shqiptar një performancë tjeter unike, që do të mbledhë adhurues të muzikës nga Shqipëria dhe rajoni.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se koncerti do të mbahet te Fusha Atletike, një hapësirë e njohur për organizimin e aktiviteteve të mëdha kulturore dhe sportive në kryeqytet.
Black Coffee regjistron në karrierën e tij albume si Have Another One, Home Brewed, Africa Rising dhe Pieces of Me, pon edhe bashkëpunime ndërkombëtare të kalibrit të rëndë, si ato me Drake, Jorka Smith dhe David Guetta.
Biletat për koncertin janë tashmë të disponueshme online në platformën sono.international, ndërsa pritet një interes i lartë nga publiku vendas dhe i huaj.



