2
Një tjetër eliminim ka ndodhur në Ferma VIP.
Sonte, Dona ka lënë përfundimisht garën pas votave të publikut. Eliminimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi ajo pati një debat të komentuar me moderatoren Arbana Osmani gjatë spektaklit live.
Dalja e Donës ka surprizuar një pjesë të publikut, ndërsa në rrjet kanë nisur menjëherë reagimet lidhur me rrugëtimin e saj në fermë.



