Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10 vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur. Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka E madheijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.
![]()
Shoferi, banor i zonës, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia.
Një nga viktimat dhe i plagosuri janë kushërinj të parë. Ndërsa fëmija tjetër që ka humbur jetën, mësohet se jetonte me të afërm, pasi prindërit i ka në Itali, pasi babai i tij po kurohej prej një sëmundjeje.
Banorët e zonës shprehen se rruga ku ndodhi ngjarja është problematike dhe burim i vazhdueshëm aksidentesh për shkak të lëvizjes me shpejtësi të mjeteve, duke kërkuar më shumë kontrolle nga policia rrugore.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.
“Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë”, tha një banor.
“Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, tha një tjetër banor.
“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë”, tha një tjetër.



