Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio vizitë në Vatikan dhe Romë

featured
Press Online
03 Maj 2026, 22:14

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan dhe në Romë më 7 dhe 8 maj, me fokus uljen e tensioneve lidhur me luftën në Iran.

Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV dhe me kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë qëndrimit në Itali, ai do të zhvillojë takime edhe me ministrin e Jashtëm Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto. Nuk përjashtohet edhe një takim me kryeministren Giorgia Meloni.

Vizita synon të ngushtojë diferencat mes SHBA-së dhe Vatikanit, si dhe të harmonizojë qëndrimet me qeverinë italiane lidhur me konfliktin në Iran.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter