SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

featured
Press Online
03 Maj 2026, 01:53

Shtetet e Bashkuara po punojnë për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit, në një kohë tensionesh të larta me Iranin.

Sipas raportimit të Al Jazeera, SHBA po ndërton një strukturë të quajtur “Skema për Lirinë e Lundrimit”, e cila synon të garantojë sigurinë në këtë nyje strategjike detare.

Kjo nismë do të menaxhohet në bashkëpunim mes Departmentit të Shtetit të SHBA dhe United States Central Command, me fokus në shkëmbimin e informacionit, koordinimin diplomatik dhe zbatimin e sanksioneve.

Sipas raportit, kjo lëvizje tregon se Uashingtoni mund të mos e kontrollojë i vetëm sigurinë e ngushticës, në një periudhë tensionesh edhe me disa aleatë të NATO dhe Bashkimit Europian për shkak të konfliktit me Iranin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter