Fitore “e florinjtë” e Tiranës, bardheblutë triumfojnë me Teutën dhe e fusin në vallen e mbijetesës

featured
Press Online
03 Maj 2026, 02:45

Një fitore plot mund ka arritur të marrë Tirana në Durrës përballë Teutës. Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe me plot raste që në start.

Por goli do të vinte vonë, vetëm në minutën e 77-të. Një nga lojtarët më me eksperiencë të bardhebluve, Rimal Haxhiu, arriti të shënonte rrjetën vendimtare.

Triumf plot vlera për bardheblutë, që ruajnë pozitat e tyre në renditje për mbijetesën, teksa Teuta vendoset gjithashtu në vallen e rënies nga Kategoria Superiore.

Durrsakët, Tirana, Vora dhe Bylisi kanë të njëjtin numër pikësh, 38 të tilla.

Teuta-Tirana 0-1
Goli: Haxhiu 77’

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter