Sulmi i armatosur në Athinë, del foto e autorit 89 vjeçar, dyshohet se ka probleme psikologjike

featured
Press Online
02 Maj 2026, 03:04

Autori i të shtënave në dy institucione në Athinë rezulton të ketë lëvizur me taksi nga një vendngjarje në tjetrën, ndërsa po hetohet edhe për probleme të mundshme psikologjike.

Sipas informacioneve të reja, 89-vjeçari, pasi hapi zjarr në godinën e sigurimeve shoqërore (EFKA) në Kerameikos, u zhvendos drejt Gjykatës së Apelit në Ambelokipi, ku plagosi katër gra.

Bilanci total i të plagosurve ka shkuar në pesë persona, përfshirë edhe një punonjës të EFKA-s që mbeti i plagosur në sulmin e parë.

Policia ka gjetur armën e përdorur, një çifte, të cilën autori e braktisi gjatë largimit. Megjithatë, ai vijon të jetë në arrati.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur motivet e sulmit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter