Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas!

Press Online1 Maj 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dua Lipa nuk pritet të jetë pjesë e eventit të shumëpritur të boksit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, që synohet të zhvillohet në fund të vitit 2026.

Sipas BBC Sport, artistja 30-vjeçare shqiptare është kontaktuar për të performuar gjatë spektaklit, por ka refuzuar ofertën dhe nuk do të përfshihet në këtë ngjarje të madhe sportive.

Më herët, kreu i Autoritetit të Argëtimit në Arabinë Saudite, Turki Al-Sheikh, kishte lënë të kuptohej se mungesa e saj mund të rrezikonte zhvillimin e ndeshjes, megjithëse mbetet e paqartë nëse deklarata ishte serioze apo në formë batute.

Përballja mes Joshua-s dhe Fury-t konsiderohet si një nga duelet më të shumëpritura në boksin britanik, pas shumë përpjekjesh të dështuara ndër vite për t’i sjellë ata në të njëjtin ring. Dy boksierët kanë rënë dakord në parim për kushtet e sfidës, ndërsa organizatorët po mendojnë që ajo të zhvillohet në muajin tetor në stadiumin “Wembley”.

Megjithatë, përpara kësaj supersfide, Joshua duhet të kalojë një provë të rëndësishme ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, më 25 korrik në Arabinë Saudite. Një humbje në këtë duel mund të vërë në pikëpyetje realizimin e përballjes me Fury-n, sipas promotorit Frank Warren.

Nga ana tjetër, Fury është rikthyer së fundmi në ring pas pensionimit, duke fituar ndaj Arslanbek Makhmudov, dhe po shqyrton mundësinë e një tjetër ndeshjeje përpara se të përballet me Joshua-n.

LEXO EDHE: Dua Lipa surprizon fansat! Nga “Houdini” te koktejet, si i ktheu hitet në pije?!

Në vitet e fundit, eventet e mëdha të boksit janë shoqëruar shpesh me performanca muzikore nga artistë të njohur, duke rritur interesin dhe spektaklin për publikun global. Megjithatë, edhe pa praninë e Dua Lipës, dueli Joshua-Fury pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit 2026, me të dy boksierët që synojnë fitime rekord në karrierat e tyre.

Previous ArticleKëto janë ushqimet më të mira që duhet të konsumoni kur keni diabet!
Next Article Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore dhe raketore të vendit

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.