Aktorja amerikane Olivia Wilde është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko, ku ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale për shkak të pamjes së saj dukshëm më të dobët.
Sipas mediave të huaja, ndryshimi fizik i aktores është kthyer në temë diskutimi online, me shumë përdorues që kanë komentuar transformimin e saj të fundit.

Një video ku Wilde flet për punën në filmin “The Invite” është shpërndarë gjerësisht në platformën X, duke nxitur reagime të shumta dhe spekulime të ndryshme.
Në event, ajo u paraqit me një fund të gjatë dhe të gjerë, të kombinuar me një bluzë të bardhë të shkurtër që i nxirrte në pah krahët e hollë. Grimi më i errët rreth syve gjithashtu tërhoqi vëmendje dhe shtoi komentet mbi look-un e saj të ri.

Në rrjetet sociale nuk munguan aludimet për arsyet e këtij ndryshimi, ku disa përdorues përmendën trendet e fundit në Hollywood për humbje peshe, ndërsa të tjerë thanë se bëhet fjalë thjesht për ndryshime natyrale me kalimin e kohës.
Megjithatë, Olivia Wilde njihet prej vitesh për përkushtimin ndaj fitnesit dhe një stili jetese të shëndetshëm.



