Zara Larsson ka bërë një rrëfim të sinqertë për prapaskenat financiare të industrisë muzikore, duke treguar se edhe pse është një nga emrat më në rritje të momentit, turnetë muzikore mbeten jashtëzakonisht të kushtueshme.
Këngëtarja suedeze 28-vjeçare publikoi një video në TikTok nga performanca e saj në koncertin Spring Fling ’26 të Universitetit Yale, ku zbuloi pse pranoi të këndonte në universitete amerikane.
Me humor, artistja tha:
Po, shkova në Yale. Shkova atje për të kënduar një herë, kështu që teknikisht shkova në Yale.
Më pas ajo shpjegoi se aktualisht ndodhet në një mini-turne koncertesh në kolegje, të cilin e kishte planifikuar prej kohësh për një arsye shumë praktike.
Sipas Larsson, këto performanca po e ndihmojnë të financojë turneun e saj të madh muzikor.
U regjistrova shumë kohë më parë sepse duhej të paguaja për turneun tim të vërtetë, sepse është shumë e kushtueshme të bësh turne
-tha këngëtarja.
Zara sapo ka përfunduar pjesën e Amerikës së Veriut të turneut “Midnight Sun” dhe tani do të vazhdojë me shfaqje në universitete si Delaware, Tufts dhe Brandeis, përpara nisjes së turneut global në muajin gusht.
Në shtator ajo do të performojë edhe në dy net në Teatrin Grek në Los Angeles, përpara se të udhëtojë drejt Australisë dhe Zelandës së Re.
Artistja theksoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të anulojë koncerte.
Unë nuk e bëj këtë. Unë nuk anuloj koncerte
-u shpreh ajo, para se të shtonte me humor:
Disa njerëz paguajnë për të shkuar në kolegj, unë paguhem për të shkuar në kolegj



