Taylor Swift zbulon më në fund sekretin e vargut që çmendi fansat për 19 vite!

featured
Press Online
30 Prill 2026, 22:17

Taylor Swift i ka dhënë fund një prej debateve më të gjata mes fansave të saj, duke zbuluar arsyen e vërtetë pas një vargu enigmatik në këngën e hershme “Our Song”.

Artistja me famë botërore, e cila së fundmi u përfshi në listën e New York Times mes 30 kompozitorëve më të mëdhenj amerikanë të gjallë, foli për fillimet e saj në muzikë dhe mënyrën se si i krijonte këngët që në adoleshencë.

Gjatë rrëfimit, Swift riktheu vëmendjen te “Our Song”, hiti i publikuar në vitin 2007, të cilin e kishte shkruar gjatë vitit të parë të shkollës së mesme për një shfaqje talentesh.

Ajo tregoi se frymëzimi erdhi nga një histori personale, pasi po jetonte një lidhje adoleshente që nuk kishte “këngën e vet”, ndaj vendosi ta krijonte vetë.

Megjithatë, prej vitesh fansat kanë diskutuar një pjesë të refrenit ku Swift këndon: “kur jemi në telefon dhe ti flet shumë ngadalë”. Shumë dëgjues mendonin se vargu nuk kishte kuptim të plotë dhe prisnin një shpjegim tjetër.

Tani, këngëtarja ka sqaruar se arsyeja ishte shumë më e thjeshtë nga sa besohej.

Sipas saj, zgjedhja nuk kishte lidhje me mesazhin e vargut, por me tingullin dhe rrjedhshmërinë e fjalëve.

Nuk më pëlqen kur një fjalë mbaron me të njëjtën shkronjë me të cilën fillon fjala tjetër

-u shpreh Swift, duke treguar se gjithmonë i ka kushtuar rëndësi ritmit dhe mënyrës si tingëllojnë tekstet.

Zbulimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat u shprehën të habitur që një debat kaq i gjatë mori fund për një arsye kaq të vogël.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter