Gashi në takim me Stevanoviç: Sllovenia ka mbështetur RMV-në në procesin e reformave dhe integrimit në BE

featured
Press Online
28 Prill 2026, 17:21

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Lubjanë realizoi takim zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviç.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, me theks të veçantë në nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Kryetari Stevanoviç theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy venE madhee dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut. Nga ana e tij, kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj procesit të reformave dhe integrimit europian, duke theksuar sfidat dhe rëndësinë e avancimit të këtij procesi për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit”.

“Bashkëbiseduesit vlerësuan gjithashtu rolin e studentëve si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy venE madhee, që kontribuon në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët europiane. Të dy u pajtuan për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy venE madhee”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter