Kylie Jenner ‘ndez’ Coachella-n, paraqitja e saj e fundit po çmend rrjetin!

featured
Press Online
27 Prill 2026, 18:10

Kylie Jenner rrëmbeu gjithë vëmendjen në ditën përmbyllëse të festivalit Coachella, duke u bërë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.

28-vjeçarja ndau në Instagram Story disa fotografi ku shfaqej me një stil të kuruar deri në detaje, duke zgjedhur një kombinim xhinsi për eventin.

Ajo pozoi me një bluzë të bardhë të shkurtër, të shoqëruar me xhinse me detaje dhe një xhaketë në të njëjtin stil, duke theksuar edhe një herë sensin e saj të njohur të modës.

Në një tjetër postim, Jenner publikoi një video nga gardëroba e saj, ku prezantonte veshjen e plotë, ndërsa në sfond dëgjohej kënga High Fashion nga Addison Rae.

Ylli i The Kardashians ishte parë në festival edhe një ditë më parë, ndërsa partneri i saj, Timothée Chalamet, ndodhej në Miami.

Në një nga fotot, Kylie nuk harroi të promovonte edhe markën e saj të veshjeve, Khy, duke e etiketuar atë dhe duke i dhënë një tjetër shtysë imazhit të saj si sipërmarrëse në industrinë e modës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter