Shtëpia e njohur e modës Balenciaga ka tërhequr sërish vëmendjen globale me një krijim të pazakontë, një fustan i përbërë me karton të valëzuar, i cili ka dalë në shitje me çmimin rreth 8,900 dollarë. Edhe pse në pamje të parë duket si i realizuar nga materiale të ricikluara apo mbetje, veshja është pjesë e linjës së luksit dhe synon një publik të ngushtë që kërkon origjinalitet dhe provokim në stil.

Ky produkt ka nxitur debat të gjerë në opinionin publik dhe në industrinë e modës, duke ngritur pikëpyetje mbi vlerën reale të artikujve luksozë dhe drejtimin që po merr moda bashkëkohore. Nuk është hera e parë që Balenciaga përdor elementë të përditshëm apo të konsideruar “të zakonshëm” për t’i kthyer në produkte ekskluzive, duke sfiduar kufirin mes artit, ironisë dhe konsumit modern.
Balenciaga ka befasuar botën e modës me koleksionin e fundit pranverë/verë 2026, duke rikthyer thelbin e “thjeshtësisë elegante”. Drejtuesi krijues Demna Gvasalia, i njohur për qasjen e tij eksperimentale, këtë herë zgjodhi një rrugë më të qetë, më të rafinuar dhe shumë më të brendshme në ton.
Në vend të siluetave ekstravagante apo detajeve konceptuale që shpesh karakterizojnë sfilatat e Balenciaga-s, koleksioni i ri paraqet linja të pastra, prerje klasike dhe ngjyra neutrale, gri, bezhë dhe blu të thellë. Kjo kthesë drejt minimalizmit është një reflektim i frymës “quiet luxury” që ka dominuar vitet e fundit, por me një prekje autentike balenciagiane: kostume të gjera, fustane të buta që rrjedhin natyrshëm dhe këpucë të strukturuara që përzihen midis artit dhe funksionalitetit.



