Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

featured
Press Online
26 Prill 2026, 15:03

Në 27-vjetorin e rënies heroike, komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Shemsi Istrefi dhe Enver Musa.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se bashkë me kabinetin qeveritar, deputetin e Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj.

“27 vite më parë, pas një beteje të lavdishme 46-ditore në Betejën e Majdanit, në fshatin Melenicë, si pjesë e Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës, ata ranë heroikisht, duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë sonë kombëtare. Trimëria dhe sakrifica e tyre mbeten udhërrëfyes për brezat që do të vijnë. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Idrizi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.