Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gashi: Gjithnjë e më shumë ndjehet nevoja për lista të hapura në modelin zgjedhor

Press Online25 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ndjehet gjithnjë e më shumë nevoja për lista të hapura në modelin zgjedhor. Tani ka argumente edhe “pro” edhe “kundër”. Unë jam një nga përkrahësit se duhet t’i hapim listat. Dhe qytetarët, përveç partisë që do ta përgatisë listën, mendoj se duhet të kenë të drejtë të zgjedhin deputetin e tyre të preferuar, këtë e theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në debatin e sotëm “Zëri i qytetarëve në Kuvend: Debat kombëtar për rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE”, organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane (EPI).

“Mendoj se kështu do të rritet demokracia dhe dinjiteti i deputetit. Atëherë deputeti që ka qenë i 10-ti apo i 20-ti në listë, e që bëhet deputet, nuk është vetëm falë liderit, por ai vjen në Kuvend me votat e popullit dhe atëherë përgjegjësia e tij nuk lidhet vetëm me liderin dhe partinë, por edhe me qytetarët. Ky segment është vërtet shumë i rëndësishëm, duhet ta diskutojmë, jo se nuk po e diskutojmë. Duhet të jemi të guximshëm. Tashmë ka një grup pune që po punon për modelin zgjedhor. Ftoj që të arrijmë në ditën kur do t’i hapim listat. Dinjiteti i një deputeti mund të mbrohet nga dy anë. Së pari, është si reagon publiku ndaj tij dhe sa ai përgjigjet dhe punon për dinjitetin e vet. Pra, është një rrugë e dyanshme dhe duhet t’i sqarojmë të dy komponentët. Mendoj se nuk qëndrojmë mjaft mirë në të dy drejtimet” , tha Gashi.

Sipas Gordan Georgiev, ish-deputet dhe kryetar i Forumit për Politika të Arsyeshme, modeli zgjedhor është kufizues për ndërtimin e deputetëve të pavarur ose relativisht të pavarur, sepse, siç tha, kur vendoseni në një listë deputetësh, supozohet se do të ndiqni drejtimin e partisë, grupit parlamentar dhe koalicionit.

“Sistemi zgjedhor kufizon sepse ju kushtëzon, ju vendos në një pozitë ku duhet ose pritet nga ju të dëgjoni partinë, ndryshe nga ndonjë sistem tjetër ku ndoshta më lehtë mund të thoni “jo”, në situata kur vërtet duhet thënë jo, ose të ndikoni. Por ky sistem zgjedhor, ku partia i rendit kandidatët dhe ju mund të mos e pëlqeni të shtatin, por ta pëlqeni të nëntin, detyroheni të votoni për partinë. Këtu më i rëndësishëm është integriteti personal i deputetit sesa mënyra se si partia ju ka nominua

Nëse silleni shumë individualisht, rrezikoni të mos zgjidheni, pra të mos jeni në listë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu që ai balanc është shumë, shumë i rëndësishëm”, theksoi Georgiev. (Tv21)

Previous ArticleOsmani: Çështja është kontradikta mes asaj që pretendohet dhe asaj që bëhet!
Next Article Sa qenka shëndoshur Elijona e BBVK, fotoja që po befason rrjetin!

Lajme të ngjashme

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.