Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti: Refuzimi i ofertave nga opozita i pakuptimtë

Press Online21 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e partive opozitare lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se rezultati zgjedhor duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Duke folur për qëndrimet e Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kanë deklaruar se kjo çështje është e mbyllur për ta, Kurti tha se realiteti politik i dalë nga zgjedhjet nuk mund të anashkalohet.

“PDK-ja duhet ta kuptojë që i ka 22 deputetë dhe duhet ta mirëkuptojë edhe pozitën time të vështirë. Në vitin 2026 duhet të sillemi në përputhje me këtë rezultat”, ka deklaruar Kurti.

Ai bëri të ditur se ka ofruar disa opsione për bashkëpunim institucional, duke përfshirë edhe një “rrokadë” të pozitave.

“I kam ofruar kryetarit Bedri Hamza që të bëhet një rrokadë mes Albulena Haxhiu dhe Vlora Çitaku. Pra, PDK-ja mund ta bëjë Bedri Hamzën kryetar të Kuvendit, ose Vlora Çitakun ndërsa  Albulena Haxhiu të marrë vendin nënkryetare”, tha ai.

Kurti shtoi se,  përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë më shumë vota se disa nga liderët e partive opozitare, duke kërkuar që kjo të reflektohet në ndarjen e përgjegjësive institucionale.

Në raport me LDK-në, ai tha se ka ofruar mundësi të gjera për përfshirje në qeveri.

“Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendëskryeministër, por edhe ministër i Jashtëm, si dhe të marrë tri ministri të tjera. Madje, mund të bëjmë edhe rrokadë që Lumir Abdixhiku ose dikush tjetër nga LDK-ja të bëhet kryetar i Kuvendit. Oferta jonë është shumë gjeneroze”, ka deklaruar Kurti.

Megjithatë, ai ka shprehur habi për refuzimin e këtyre propozimeve nga opozita.

“S’është e mundshme që i refuzuan. Na kanë thënë se nuk mund të bashkëqeverisin me tri pozita, ndërsa ne u kemi thënë se do t’i kemi dy”, ka thënë pos tjerash Kurti.

Previous ArticleRonaldo parashikon fituesin e titullit të Ligës Premier për sezonin 2025/26
Next Article Zakonjshek: Në Bruksel po kërkohet zgjidhje për problemin e shoferëve në Shengen

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.