Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se vendimi i VMRO-DPMNE-së që të ndërpret çfarëdo lloj komunikimi me pushtetin, duke përfshirë edhe bisedimet për ndryshimet kushtetuese, është shumë i keq dhe i pamenduar. Me vendim të këtillë, siç tha sot partia opozitare edhe një herë tregoi se as nuk dëshiron as nuk ka për qëllim të përballet, me çfarëdo sfide të shtetit. Për VMRO-DPMNE-në, vlerësoi Osmani është e rëndësishme vetëm pushteti dhe fuqia.
Ministri në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën e Hristian Mickoskit, kur ai e parashtroi qëndrimin më të ri partiak, fillimisht dërgoi falënderime deri te VMRO-DPMNE, e pastaj paralajmëroi se so dë vazhdojnë të punojnë me partinë deri në ditën e fundit.
“Presim të punojmë deri në ditën e fundit me partinë. Mendoj se është më e ndershme ashtu edhe nga ana jonë dhe më konkretisht për qytetarët të paktën një herë një vendim të marrim bashkërisht. Por, nëse kjo nuk jep fryt, ne duhet paralelisht të punojmë edhe me deputetët, të cilët nuk duan të jenë pengje të ambicieve dhe duan të mbështesim perspektivë evropiane të shtetit përmes implementimit të interesit tonë”, theksoi Osmani.







