Pas deklaratave të Trump, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron mbyllje të plotë të Ngushticës së Hormuzit

featured
Press Online
19 Prill 2026, 03:18

Situata në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohet, teksa Gardat Revolucionare të Iranit kanë paralajmëruar mbylljen e plotë të saj, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të kushteve të armëpushimit.

Në një deklaratë zyrtare, ata njoftuan se nga mbrëmja e sotme Ngushtica do të qëndrojë e mbyllur deri në heqjen e bllokadës detare ndaj anijeve dhe porteve iraniane, për të cilën fajësojnë Uashingtonin.

Sipas tyre, ndonëse disa anije kaluan një ditë më parë, SHBA nuk ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar situatën, çka sipas Teheranit përbën shkelje të marrëveshjes.

Gardat Revolucionare paralajmëruan gjithashtu se çdo anije që tenton të lëvizë drejt Ngushticës së Hormuzit mund të konsiderohet si bashkëpunëtore me armikun dhe të kthehet në objektiv.

Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare, Donald Trump ka thirrur një mbledhje urgjente në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në rajon.

Më herët gjatë ditës, presidenti Trump deklaroi se bisedimet me Iranin po vijojnë në mënyrë pozitive, por pranoi se Teherani kishte synuar të mbyllte sërish ngushticën.

“Nuk mund të na shantazhojnë,” u shpreh Trump, duke shtuar se priten zhvillime dhe më shumë informacion deri në fund të ditës.

Tensionet janë shtuar edhe më tej pas një incidenti të ndodhur të shtunën, kur dy anije me flamur indian që transportonin naftë bruto u sulmuan teksa përpiqeshin të kalonin në Ngushticën e Hormuzit, sipas konfirmimit të Ministrisë së Jashtme të Indisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter