Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bajrami: Ekonomia globale në fazë të rrezikshme, qeveria jonë po përgatitet për zgjedhje, kryeministri jashtë vendit

Press Online19 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria e Kosovë po përgatitet për zgjedhje derisa në botë po parlajmërohet për hyrje në një fazë të rrezikshme të ekonomisë globale.

Ajo thotë se derisa pa pasiguri në gjithë botën, Qeveria në Kosovë sillet sikur asgjë nuk po ndodh dhe thotë se në fakt e bën të kundërtën “po fërkon duart tek sheh se në kurriz të inflacionit po mbushet arka e shtetit”.

“Në Eurozonë 2.5% inflacion konsiderohet alarm, në Kosovë me 6.7% dhe Qeveria ende sillet sikur çdo gjë është në rregull.  Qeveria refuzon të lëvizë me politika fiskale, gjë të cilën po e bëjnë shumica e qeverive serioze. Deri më tani Qeveria nuk ka ofruar asnjë mbështetje për prodhuesit vendorë dhe nuk ka asnjë strategji për energjinë, varësia nga importi sidomos i energjisë po e gërryen sektorin edhe ashtu të vogël prodhues që kemi”.

Bajrami tha se krizat nga bizneset kalojnë te qytetarët, të cilëve po iu rritet kostoja çdo ditë.

“Derisa Qeveria po rri anash, kryeministri me shumë po rri jashtë shtetit”, tha Bajrami, derisa kryeministri Albin Kurti dje lajmëroi se gjendet në Barcelonë për dy ditë për të folur në tubimet e së Majtës.

“Por duhet të theksohet që Qeveria e Kosovës në vend që të ndërmarrë masa në ekonomi, po përgatitet një “pako” prej 200 milionë eurosh, jo për prodhim, as për energji, as për zhvillim, po për zgjedhje, për zgjedhje të jashtëzakonshme, të tretat në më pak se një vit e gjysmë”.

Postimi i plotë:

Derisa “The Economist” po paralajmëron se ekonomia globale po hyn në një fazë të rrezikshme, Qeveria jonë po përgatitet për zgjedhje

Çmimet e naftës u rritën deri në 63% brenda një muaji,  kudo në botë kemi rritje të çmimeve të energjisë, po rriten kostot e financimit dhe bizneset po hyjnë në një fazë të re të pasigurisë. Në këtë kohë të pasigurisë gati të gjitha vendet po ndërmarrin masa për të mbrojtur ekonomitë dhe qytetarët e tyre, te ne, Qeveria sillet sikur asgjë nuk po ndodh, në fakt Qeveria po fërkon duart tek sheh se në kurriz të inflacionit po mbushet arka e shtetit. Në Eurozonë 2.5% inflacion konsiderohet alarm, në Kosovë me 6.7% dhe Qeveria ende sillet sikur çdo gjë është në rregull.

Qeveria refuzon të lëvizë me politika fiskale, gjë të cilën po e bëjnë shumica e qeverive serioze. Deri më tani Qeveria nuk ka ofruar asnjë mbështetje për prodhuesit vendorë dhe nuk ka asnjë strategji për energjinë, varësia nga importi sidomos i energjisë po e gërryen sektorin edhe ashtu të vogël prodhues që kemi.

Pra, bizneset vendore po përballen çdo ditë me rritjen e kostove dhe e vetmja gjë që kjo qeveri dëshiron të bëjë është që t’ua caktojë marzhat, jo kostot por marzhat e fitimit.

Kriza nga bizneset kalon te qytetarët, përmes çmimeve më të larta dhe këtë ata po e ndiejnë çdo ditë. Derisa Qeveria po rri anash, kryeministri me shumë po rri jashtë shtetit.

Por duhet të theksohet që Qeveria e Kosovës në vend që të ndërmarrë masa në ekonomi, po përgatitet një “pako” prej 200 milionë eurosh, jo për prodhim, as për energji, as për zhvillim, po për zgjedhje, për zgjedhje të jashtëzakonshme, të tretat në më pak se një vit e gjysmë.

Kjo nuk është ndihmë për qytetarët, kjo është skemë e korrupsionit publik, është keqpërdorim i buxhetit për qëllime politike. Ndërkohë, Kosova jonë vazhdon pa kapacitete të reja energjetike, pa prodhim vendor, pa asnjë mbrojtje nga goditjet që vijnë nga jashtë.

Pra kur të tjerët lëvizin, ne vendnumërojmë, kur të tjerët investojnë, Qeveria jonë blen vota dhe kështu të tjerët prodhojnë e ne konsumojmë, andaj edhe në vitin 2025 përfunduam me deficit tregtar hiç me pak se 6 miliardë Euro.

E vërteta është e thjeshtë: një vend që nuk prodhon dhe nuk investon nuk mund të ecë përpara. Populizmi mund të sjellë vota për një kohë, por prosperitet asnjëherë, sepse krizat nuk falin, ato vetëm t’i vënë në pah dobësitë që i ke.

Previous Article“Mos hajde në shtëpi nëse…”/ Batuta e bashkëshortes së Mirit në natën finale
Next Article Selina shpallet fituese e Big Brother VIP Albania

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.