Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kroacia i reagon Vuçiqit: Po e keqinterpreton me qëllim marrëveshjen me Kosovën e Shqipërinë, nuk na shqetësojnë deklarimet e tij për armatim

Press Online18 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë kanë thënë se marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Kosovën është duke u keqinterpretuar qëllimshëm nga Beogradi. Nga Zagrebi zyrtar thonë se ministri Ivan Anushiq e ka sqaruar se marrëveshja në fjalë s’është për aktivitete luftarake, por një kornizë e bashkëpunimit teknik. Gjithashtu ia kanë kujtuar presidentit serb marrëveshjen e vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, duke theksuar se Vuçiq me qëllim s’po flet për të, ndonëse është më gjithëpërfshirëse dhe më e detajuar se deklarata trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, pas një takimi që ka pasur me figura të “Republika Srpskas”, përfshirë edhe Millorad Dodik, kishte deklaruar se situata e sigurisë është “disi më komplekse” si rezultat i aleancës në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke paralajmëruar kështu armatosje shtesë të Serbisë.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë kanë thënë se Serbia në mënyrë të qëllimshme është duke e keqinterpretuar marrëveshjen trepalëshe në mes të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës.

“Bazuar në pyetjen tënde rreth reagimeve të Serbisë rreth Deklaratës Trepalëshe duam të sqarojmë si në vijim. Kjo Deklaratë Trepalëshe në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës po keqinterpretohet qëllimshëm në Beograd”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë që drejtohet nga Ivan Anushiq.

Nga kjo ministri kanë thënë se Anushiq e ka sqaruar se marrëveshja s’është aleancë ushtarake apo platformë për aktivitete luftarake, por një kornizë për bashkëpunim Teknik, shkëmbim dijesh dhe bashkëpunim në mes të industrive të mbrojtjes me qëllim të stabilitetit rajonal.

“Aktivitetet e Kroacisë drejtohen ekskluzivisht drejt sigurimit të stabilitetit rajonal dhe mbështetjes së rrugës së Shqipërisë dhe Kosovës drejt institucioneve evropiane dhe transatlantike”, kanë shtuar tutje në përgjigje.

Zagrebi zyrtar ka rikujtuar gjithashtu faktin se Serbia me qëllim po qëndron e heshtur për marrëveshjen që vetë ka nënshkruar me Kroacinë në vitin 2010, marrëveshje e cila është shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e detajuar se deklarata trepalëshe në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes kanë thënë për Gazetën Express se Kroacia si vend sovran i NATO-s dhe BE-së, realizon në mënyrë të pavarur politikën e saj dhe është e përkushtuar për transparencë kur vjen fjala për bashkëpunimin rajonal.

“Si një anëtare sovrane e NATO-s dhe BE-së, Kroacia ndjek politikën e saj të pavarur dhe mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent rajonal”, thonë nga kjo ministri.

Sa i përket paralajmërimeve për armatosje të bëra nga presidenti serb, Aleksander Vucic, ministria rikujton deklarimet e ministrit Anushiq se s’është i shqetësuar nga deklarata të tilla të bëra nga kreu i shtetit serb.

“Ministri Anushiq në deklaratat për shtyp ka thënë se nuk është i shqetësuar nga njoftimet e Presidentit Aleksandar Vucic se Serbia do të armatoset më tej”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Anushiq ka thënë se Vuçiq mund të flasë për Serbinë meqë është vendi i tij dhe se ka legjitimitetin për të bërë atë që mendon se duhet ta bëjë dhe se s’ka vend për shqetësim.

Lidhur me deklarimet e presidentit serb sa i përket marrëveshjes Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë, për Express ditë më parë kanë folur edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë. Nga kjo ministri kanë thënë se çdo gjë sa i përket kësaj marrëveshje është publike në faqen e ministrisë.

Ndërkohë nga NATO, për të njejtën çështje kanë kërkuar që Serbia të jetë e përgjegjshme karshi NATO-s dhe fqinjëve të saj./GazetaExpress/

Previous ArticleGolden State shkatërron LA Clippers me një rikthim spektakolar
Next Article Serbit Ilić nuk ia mban të dalë në ring – Anuar Imeri shpallet fitues në Loznicë

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.