Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

Press Online18 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “shumë afër” që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se negociatorët e dy vendeve mund të takohen për raundin e dytë të bisedimeve gjatë kësaj fundjave.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, mendoj se jemi shumë afër që të arrijmë një marrëveshje me Iranin”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 16 prill, duke përsëritur fjalën “afër” më shumë se një herë dhe duke shtuar se “ka gjasa të mira që të arrijmë një marrëveshje”.

Në një ngjarje që u mbajt më vonë në Las Vegas, Trump përsëriti këtë qëndrim, duke u thënë të pranishmëve se lufta po shkonte “shumë mirë” dhe se “duhet të përfundojë shumë shpejt”.

Trump dha pak detaje lidhur me elementët e mundshëm të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, që nisi pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Por, ai tha se Irani është pajtuar të “na kthejë pluhurin bërthamor”, duke iu referuar rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, i cili nëse arrin në një nivel të caktuar pasurimi është një përbërës kyç për armët bërthamore.

Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse armëpushimi dyjavor, që skadon më 22 prill, do të ketë nevojë të zgjatet dhe se “nëse nuk ka marrëveshje… luftimet rifillojnë”, megjithëse nuk dha një afat të saktë kohor.

Udhëheqësi Trump deklaroi po ashtu se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Aktualisht kemi raporte të mira me Iranin, sado që është e vështirë të besohet. Dhe, mendoj se është një kombinim i katër javësh bombardime dhe një bllokade të fuqishme”, tha ai, duke iu referuar bllokadës amerikane që është në fuqi që nga 13 prilli dhe që synon të parandalojë anijet që të hyjnë apo të largohen nga portet iraniane.

Raundi i parë i bisedimeve të paqes SHBA-Iran u mbajt në Islamabad më 11-12 prill dhe përfundoi pa një marrëveshje. Bisedimeve iu parapriu një armëpushim dyjavor, që u arrit më 7 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit.

Shtëpia e Bardhë tha më 15 prill se një rund i dytë i mundshëm me gjasë do të mbahej sërish në Pakistan. Po të njëjtën ditë, një delegacion pakistanez i udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, qëndroi në Teheran për të dërguar mesazhe nga Uashingtoni te Republika Islamike.

Trump po ashtu përsëriti njoftimin që e kishte bërë disa orë më parë përmes rrjeteve sociale për arritjen e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, që përfshin edhe Hezbollahun, grupin militant që mbështetet nga Irani.

Trump po ashtu përsëriti një njoftim që kishte bërë disa orë më herët në rrjetet sociale, duke thënë se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që nis më 16 prill në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së dhe se armëpushimi përfshin edhe Hezbollahun.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Previous Article“Jam mësuar të torturohem”, Moza: Unë jam pa kujtesë, jeta më pëlqen e gjallë
Next Article Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi: Vetura, banesa dhe kursime

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.