Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Tetë persona humbën jetën pasi një helikopter privat u rrëzua në ishullin Borneo të Indonezisë, njoftoi Ministria e Transporteve e vendit.

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë, përfshirë edhe një shtetas nga Malajzia. Helikopteri, i prodhuar nga kompania Airbus dhe në pronësi të kompanisë lokale Matthew Air Nusantara, humbi kontaktin me kontrollin ajror vetëm pesë minuta pas ngritjes nga provinca Kalimantan Perëndimor, të enjten në mëngjes.

Deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar për shkaqet e aksidentit. “Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë ndërruar jetë, bazuar në informacionet nga terreni”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i aviacionit civil, Lukman F. Laisa.

Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë viktimat mbrëmjen e së njëjtës ditë, në një zonë me pyje të dendura dhe terren të pjerrët, çka e bëri operacionin të vështirë.

Indonezia, një arkipelag i madh në Azinë Juglindore, mbështetet shumë në transportin ajror për të lidhur mijëra ishujt e saj. Megjithatë, vendi ka një histori problematike sa i përket sigurisë ajrore, me disa aksidente fatale në vitet e fundit.

/vizionplus.tv

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter