Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni në gjuhën iraniane

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Tre persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar, janë arrestuar në Londër pas një tentative për zjarrvënie në ambientet e televizionit “Iran International”, i cili transmeton në gjuhën persiane.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në zonën e Wembley, kur një objekt zjarrvënës u hodh drejt godinës së medias. Objekti përfundoi në parking, ku flakët u shuan vetë, pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

Tre të rinjtë, të moshave 16, 19 dhe 21 vjeç, u arrestuan pak më vonë pas një ndjekjeje nga policia.

Autoritetet britanike sqaruan se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist, por po hetohet nga njësia kundër terrorizmit në Londër.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup i quajtur “Harakat A’shab al-Yamin al-Islamiyah”, sipas organizatës SITE Intelligence Group, e cila monitoron aktivitetet e grupeve xhihadiste online. I njëjti grup ka marrë përsipër edhe një tjetër tentativë zjarrvënieje një natë më parë në një sinagogë në veri të Londrës.

Megjithatë, policia britanike thekson se deri tani nuk është konfirmuar ndonjë lidhje mes dy ngjarjeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse ato lidhen edhe me një incident të mëparshëm, ku u dogjën katër ambulanca të një organizate hebraike në mars.

Televizioni “Iran International” është shpallur “organizatë terroriste” nga Irani në vitin 2022 dhe ka qenë shpesh objekt kërcënimesh. Në vitin 2023, kanali është detyruar të mbyllet disa herë me urdhër të policisë britanike për arsye sigurie.

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni në gjuhën iraniane
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter