Zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar mund të hapin një dritare të papritur për disa përfaqësuese që kishin mbetur jashtë garës për Botërorin.
FIFA po analizon një skenar alternativ në rast se Kombëtarja e Iranit në futboll tërhiqet nga eliminatoret për shkak të situatës së tensionuar gjeopolitike, shkruan portali Goal.com
Burime pranë zhvillimeve flasin për një ide që përfshin organizimin e një “play-off”-i të jashtëzakonshëm ndërmjet kontinenteve, ku do të përfshiheshin katër përfaqësuese – dy nga Evropa dhe dy nga Azia. Qëllimi i këtij mini-turneu do të ishte përcaktimi i ekipit që do të zinte vendin e mbetur vakant në Kupa e Botës FIFA 2026.
Në këtë kontekst, në qarqet sportive po përmendet edhe Kombëtarja e Kosovës në futboll si një ndër skuadrat që mund të përfitojë nga një zhvillim i tillë.(INA)



