Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Raportimi për një takim të ri në Bruksel: Kurti me epërsi të qartë ndaj Vuçiqit – pritet përballje vendimtare!

Press Online15 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas një periudhe të gjatë stagnimi në dialogun ndërmjet Kosova dhe Serbia, zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike nga Brukseli kanë ringjallur shpresat për një rifillim të procesit të negociatave.

Burime të ndryshme diplomatike sugjerojnë se një takim i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të jetë i afërt, duke sinjalizuar një përpjekje të re për të tejkaluar bllokadat e deritanishme.

Dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka kaluar nëpër faza të ndryshme, shpesh të shoqëruara me tensione politike dhe mungesë besimi reciprok. Megjithatë, konteksti aktual ndërkombëtar dhe presioni në rritje nga partnerët perëndimorë duket se po krijojnë një momentum të ri për angazhim më konstruktiv nga të dyja palët. Kjo përfshin jo vetëm kërkesën për stabilitet në rajon, por edhe përparimin drejt integrimit evropian, që mbetet një objektiv strategjik si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.

Takimi i mundshëm Kurti–Vuçiq pritet të trajtojë çështje kyçe që kanë mbetur të pazgjidhura, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e një kornize të qëndrueshme për bashkëpunim të ardhshëm.

Në këtë kontekst, roli i Brukselit mbetet vendimtar. Përmes ndërmjetësimit aktiv dhe ofrimit të stimujve politikë dhe ekonomikë, Bashkimi Evropian synon të rikthejë dialogun në binarë produktivë dhe të shmangë përshkallëzimin e tensioneve.

Mehmeti: Jam skeptik se mund të ndodhë ky takim

E për këtë temë, për “Bota sot” foli analisti politik, Faton Mehmeti, i cili potencoi se dyshon se mund të ndodhë ndonjë takim i tillë, por edhe nëse ndodh nuk pret ndonjë ndryshim.

“Edhe mund të ndodhë një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit por nuk pres diçka të re në këtë drejtim. Për më tepër jam skeptik se mund të ndodhë ky takim, gjithësesi edhe nëse ndodhë nuk do të prodhojë asgjë, përveç se të dy palët do të mbrojnë qëndrimet e tyre”.

Krahas kësaj, analisti potencon se, pa përfshirjen e SHBA nuk do ketë zhvillime dhe lëvizje të reja në dialogun Kosovë-Serbi.

Pa ndërhyrjen serioze të SHBA në këtë proces, respektivisht të presidentit Trump nuk do të ketë arritje të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. BE ka dështuar për pesëmbëdhjet vjet në ndërmjetësim pa arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Zogaj: Kosovës i duhen vendime të mëdha dhe të guximshme

Ndërsa, publicisti Skënder Zogaj tha se në kuadër të dialogut, pala që nuk respekton vendimet duhet të ndëshkohet me pasoja.

Ai në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot”, tha se raportimet për një takim Kurti-Vuçiq, janë sinjal që ndërkombëtarët kanë kthyer fokusin dhe janë të interesuar për të shkuar përpara në këtë çështje.

Iniciativat ndërkombëtare, siç është dialogu Kosovë–Serbi, të cilat janë pranuar nga të dyja palët, nuk janë çështje të parëndësishme, por vendime që duhet patjetër të realizohen. Pala që nuk i përfill angazhimet e ndërmjetësimit ndërkombëtar, domosdoshmërisht është fajtore dhe bart pasojat. Kjo pritet të ndodhë edhe me dialogun Kosovë–Serbi, nëse ndonjëra nga palët nuk i përfill sugjerimet e Brukselit.

Siç dihet, për shkak të disa zhvillimeve të brendshme në Kosovë dhe në Serbi, bisedimet kanë kohë që janë ndërprerë. Megjithatë, qëndrimi ndërkombëtar nuk ka ndryshuar; përkundrazi, partnerët ndërkombëtarë vazhdimin e dialogut e shohin si kusht për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sinjalet e reja nga Brukseli për një takim ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë dëshmi se dialogu është ende në fuqi dhe nuk mund të anashkalohet. Pra, takimi pritet të ndodhë dhe vazhdimi i dialogut do të jetë më intensiv, pasi koha për zvarritje ka përfunduar dhe çështjet kërkojnë përmbyllje”.

Përveç kësaj, publicisti vlerësoi s primtshmërit për këtë janë të qarta.

Madje, vlerëson se, Kurti është në pozitë më të favorshme krahasuar me Vuçiqin, për disa arsye, të cilat i përmendi më poshtë.

“Pritjet janë të qarta: të dyja palët duhet t’i përmbushin marrëveshjet e arritura më herët, të cilat i kanë miratuar, por ende nuk i kanë zbatuar. Mund të jem i gabuar, por mendoj se nuk ka më hapësirë për shmangie nga asnjëra palë, pasi dialogu ka hyrë në një fazë vendimtare dhe priten veprime konkrete. Albin Kurti, përballë Aleksandar Vuçiqit, është në një pozitë më të favorshme dialoguese, pasi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare gëzon mbështetje për integritetin territorial të Kosovës. Për rrjedhojë, të gjitha kalkulimet e tjera mbeten pa peshë reale.

Kosovës i duhen vendime të mëdha dhe të guximshme”, përmbylli Zogaj për “Bota sot”.

Previous ArticleReuters: Hakera rusë hynë në mbi 170 email-e të zyrtarëve në Ukrainë dhe vendet e Ballkanit
Next Article A do të ketë edhe një shans Kosovën për Botërorin në SHBA?

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.