Si t’i kombinojmë xhinset ngjyrë çokollatë që të dukemi sa më në trend…

featured
Press Online
10 Prill 2026, 18:27

Shpesh mendojmë se janë aksesorët  çanta që e mbajmë në krah apo çizmet që zgjedhim ato që e bëjnë një veshje “trend”. Por e vërteta është se shumëçka vendoset nga paleta e ngjyrave. Dhe këtë dimër ka një tonalitet që duhet patjetër të hyjë në gardërobë: kafeja çokollatë. Është një ngjyrë neutrale që, çuditërisht, nuk merr gjithmonë të njëjtën vëmendje si e zeza, bluja navy apo grija. Mund të jetë e thellë dhe intensive, por edhe e butë e delikate, në varësi të nuancës që zgjedh. Shumë e kanë përfshirë te xhaketa e sezonit, por tani kafeja çokollatë ka “zbritur” edhe te pjesët e tjera dhe ndër më surprizueset janë xhinset.

Po, xhinset ngjyrë çokollatë janë shfaqur fuqishëm këtë sezon dhe shumë marka i kanë futur në koleksionet e tyre. Mjafton një xhiro e shpejtë në Instagram për ta kuptuar: kjo është ngjyra që po dominon veshjet e momentit. Pyetja është: si t’i veshim bukur dhe cilat modele ia vlejnë. Kjo ngjyrë ka një avantazh të madh: dukët elegante pa u sforcuar, shkon me shumë tonalitete dhe krijon menjëherë një pamje më “të ngrohtë” e më të rafinuar se xhinsi klasik blu. Plus, është perfekte për dimër sepse harmonizohet natyrshëm me tekstura si:

  • leshi (pulovra),
  • kamoshi (mokasinë/çizme),
  • palltot camel, krem apo gri.

Si t’i kombinosh për një look “të rregullt”

Total look kafe

Një nga kombinimet më të bukura është kafe mbi kafe: xhinse çokollatë me një pulovër në të njëjtën gamë. Nuk duket aspak e tepruar, përkundrazi  del shumë e pastër dhe “fashion”.

 Për një stil më diskret: neutrale të buta

Nëse nuk do të shkosh te total look, kombinoji me:

-gri
-krem
-bezhë

Këto e qetësojnë pamjen dhe e bëjnë shumë të lehtë për ditën.

 Me këmishë më të errët ose me vija

Një ide elegante dhe e thjeshtë: xhinset çokollatë me një këmishë pak më të errët, ose me vija vertikale në nuanca të buta (p.sh. e verdhë “gjalpë”). Kjo e nxjerr look-un më “smart” pa humbur casual-in.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter