Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

featured
Press Online
09 Prill 2026, 13:26

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend.

Në një postim në Facebook ka shkruar se e mërkura ishte ditë dinamike, por sipas tij, dëshmi se institucionet po funksionojnë në frymën e përgatitjeve të zgjedhjeve.

“Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale. Ndërkohë, proceset formale vazhdojnë: intervistimi për Gjykatën Kushtetuese përfundoi me 6 emra për seancë, ndërsa në Komisionin për Legjislacion u vendos që të martën të intervistohen 23 kandidatët për KGJK-në”, ka shkruar ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter