Shkupjani kapet duke transportuar mallra pa dokumentacion

featured
Press Online
07 Prill 2026, 14:08

Një 22-vjeçar nga Shkupi u arrestua nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi në automjetin që drejtonte u gjetën mallra pa dokumentacion, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për kontrabandim.

“Më 07.04.2026 rreth orës 01:10, në rrugën “Magjistralja Adriatike” në Shkup, punonjës policie nga Stacioni i Policisë Mirkovci arrestuan A.I. (22) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandim” sipas nenit 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, që ai e drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion. Pas dokumentimit të rastit, kundër A.I. do të parashtrohet kallëzim i duhur penal”, thonë nga MPB.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter