Haradinaj ‘godet’ Kurtin: “Kur kom luftu unë, ky flokqi Albini ka qenë dhëndër i ministrit të Serbisë”

featured
Press Online
07 Prill 2026, 14:17

Ish-kryetari i Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Në deklaratën e tij, Haradinaj përdori gjuhë të rëndë dhe ofenduese, duke thënë: “Kur kom luftu unë, ky flokqi Albini ka qenë dhëndër i ministrit të Serbisë”, një koment që ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Megjithatë, ajo që ka rënë në sy është mungesa e reagimit nga moderatori i emisionit, Ermal Panduri. Panduri nuk ndërhyri dhe as nuk e dënoi këtë deklaratë gjatë transmetimit, pavarësisht tonit të ashpër dhe përmbajtjes së saj.(INA)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter