Kapen pirsingje dhe pajisje për tatuazh në Aeroportin e Shkupit, shtetasi spanjoll po udhëtonte drejt Qipros

featured
Press Online
07 Prill 2026, 13:47

Në Aeroportin e Shkupit u kapën 1.463 pirsing titani dhe pajisje tatuazhi pa leje, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se malli është sekuestruar ndërsa është kapur te një shtetas spanjoll që po udhëtonte drejt Qipros.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, javën e kaluar u zbulua një përpjekje për kontrabandim të 1.463 copë pirsing prej titani dhe pajisje për tatuazhe – 32 copë gërshërë dhe 70 copë gjilpëra për tatuazhe, të cilat kërkojnë leje të veçantë për import nga institucioni kompetent. Personi që kreu shkeljen është shtetas i Spanjës, i cili udhëtonte me fluturim Stokholm – Shkup, me destinacion përfundimtar Qipro. Malli i padeklaruar u sekuestrua, dhe kundër personit është iniciuar procedurë administrative”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter