Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arsyeja e gjatë e reklamave?

Press Online6 Prill 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Takimi i shumëpërfolur i Selinës me nënën e saj në “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të prodhojë debate, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga transmetimi.

Fillimisht, vëmendja ishte e përqendruar te kërkesa e papritur e nënës që vajza të linte shtëpinë për shkak të deklaratave të Rogertit.

Megjithatë, një detaj shqetësues ka dalë në pah, duke ngjallur kuriozitetin e adhuruesve të programit.

Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë atij takimi?

Situata e tensionuar e detyroi moderatorin Ledion Liço të ndërhynte menjëherë për të qetësuar gjakrat, duke e dërguar Selinën në dhomën e rrëfimit.

Pas kësaj, një ndërprerje e paprecedentë me reklama zgjati më shumë se 40 minuta, duke lënë shikuesit të spekulojnë mbi arsyet e vërteta të kësaj situate.

Ndërkohë që të gjithë mendonin se ky interval shërbeu për të bindur Selinën të mos e braktiste lojën, një hije dyshimi, shumë më e errët, është ngritur së fundmi në rrjetet sociale.

Një fragment nga biseda mes nënë e bijë ka filluar të qarkullojë me shpejtësi, duke nxjerrë në pah një kërcënim të hapur.

Gjatë takimit, nëna i përcjell Selinës fjalët e babait duke i thënë: “Babi është shumë mirë, të puth fort dhe thotë ‘do kërcejmë vallen çame në mes të Londrës’.”

Kjo frazë, e dukshme në pamje të parë si një shprehje patriotike, ka një peshë të madhe në kontekstin e situatës aktuale.

“Vallja Çame”, e njohur ndryshe si vallja e Osman Takës, është një kërcim tradicional që performohet nga burrat me shpata në duar.

Kjo referencë ka ngjallur shqetësim, duke bërë që shumë të mendojnë se kishte një mesazh të dyfishtë në fjalët e nënës.

Destinacioni i përmendur, Londra, është gjithashtu i rëndësishëm. Rogerti, banori me të cilin Selin dhe familja e saj kanë pasur përplasjet më të forta, jeton pikërisht në Londër.

Kjo lidhje ka bërë që shumë shikues të besojnë se ky ishte një mesazh kërcënues i dhënë live në televizion kombëtar.

Ky detaj ka bërë që shumë njerëz të aludojnë se kjo mund të ketë qenë arsyeja e vërtetë e panikut të produksionit dhe reklamave jashtëzakonisht të gjata.

Fakti që një mesazh i tillë u përcoll pa u filtruar ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi menaxhimin e situatës dhe sigurinë e vetë banorëve.

Si do të reagojnë ata përballë këtyre tensioneve të reja?


Ky browser nuk e mbështet videon!

Previous ArticleAAK përkrahë protestën e studentëve në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Next Article Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.