Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Renditja e shenjave të horoskopit që do t’ju befasoj!

Press Online4 Prill 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Çfarë e bën një shenjë të zodiakut të dashur apo të ftohtë?

A është ndjenja e dashurisë e lidhur me karakterin e natyrshëm të çdo individi? Në këtë renditje të veçantë, do të zbulojmë se si secila nga 12 shenjat e horoskopit shprehin dashurinë e tyre, duke filluar nga ato më të ngrohta deri tek më të ftohtat.

Astrologët kanë analizuar thellësisht karakteristikat e secilës shenjë, duke i renditur ato sipas mënyrës se si shprehin dashurinë. Kjo renditje ofron një pasqyrë interesante për ata që duan të kuptojnë më mirë veten dhe partnerët e tyre. A jeni gati të zbuloni se ku qëndroni ju në këtë listë?

1. Gaforrja (Zemra më e madhe) Mbretërit e ndjenjave! Nëse keni një Gaforre në jetën tuaj, do të ndiheni të llastuar. Ata japin gjithçka nga vetja dhe familja/partneri është qendra e botës për ta.

2. Peshqit (Romantikët e pashërueshëm) Peshqit jetojnë në një përrallë dashurie. Janë jashtëzakonisht të ndjeshëm, empatikë dhe e shprehin dashurinë e tyre pa asnjë rezervë apo frikë.

3. Peshorja (Të lindur për të dashuruar) Peshorja e urren vetminë. Janë partnerë shumë të ëmbël, të sjellshëm dhe gjithmonë mundohen të mbajnë harmoninë dhe qetësinë në lidhje.

4. Demi (Besnikët e ngrohtë) Demi nuk i ka qejf fjalët e mëdha, por do t’ju bëjë të ndiheni personi më i sigurt në botë. Ata e tregojnë dashurinë me përqafime, dhurata dhe ngrohtësi fizike.

5. Luani (Pasionantë, por duan vëmendje) Një Luan di të dashurojë fort dhe me shumë pasion. Janë shumë bujarë me partnerin, por kanë një kusht: duan të trajtohen si “mbretër” në këmbim!

6. Dashi (Zjarri që ndizet shpejt) Dashi është shumë pasionant në fillim, por ky zjarr mund t’u fiket shpejt nëse nuk ushqehet me adrenalinë. Janë të dashur, por vendosin veten të parët.

7. Akrepi (Dashuri e thellë, por e fshehur) Akrepi dashuron verbërisht dhe thellësisht, por ka një mur mbrojtës të padepërtueshëm. Mund të duken të ftohtë nga jashtë, vetëm e vetëm nga frika se mos lëndohen.

8. Binjakët (Logjika fiton mbi zemrën) Janë partnerë shumë argëtues dhe nuk mërzitesh kurrë me ta, por janë të paqëndrueshëm emocionalisht. Shpesh, mendja e tyre logjike fiton mbi atë që ndjen zemra.

9. Shigjetari (Të dashuruar me lirinë) Shigjetari e ka tmerr t’i “ngjitesh”. Ata të duan, por kanë shumë nevojë për hapësirën dhe lirinë e tyre, ndaj shpesh lënë përshtypjen e një njeriu të distancuar.

10. Virgjëresha (Dashuria praktike) Nuk e kanë qejf romanticitetin e tepruar. Për një Virgjëreshë, dashuria tregohet duke të rregulluar një problem në jetë ose duke u kujdesur për ty kur je sëmurë, jo me poezi.

11. Bricjapi (Ata që s’i shprehin ndjenjat) Të ftohtë në pamje të parë. Bricjapi e ka mendjen te karriera dhe stabiliteti. Dashurinë e tregojnë vetëm përmes veprave dhe mbështetjes financiare, pasi fjalët e ëmbla s’i kanë aspak qejf.

12. Ujori (Shenja më “e akullt”) Në vendin e fundit renditet Ujori! Ata janë shpirtra të lirë, tepër racionalë dhe shumë të pavarur. E kanë jashtëzakonisht të vështirë të hapen emocionalisht, duke bërë që shumë njerëz t’i konsiderojnë të ftohtë si akull.

Previous Article“Krenar që jam pjesë e Shqipërisë”, postimi i Stavro Pilo bën “zhurmë” te rivalët! Reagojnë mediat greke
Next Article Ndikimi nga lufta në Iran, PD kërkon interpelancë me ministrin Karakaçi

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.