Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndikimi nga lufta në Iran, PD kërkon interpelancë me ministrin Karakaçi

Press Online4 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, Enea Karakaçi për të dhënë shpjegime mbi masat e marra për përballimin e një krize të mundshme energjetike dhe garantimin e furnizimit me karburant.

Interpelanca është kërkuar nga deputeti demokrat Enno Bozdo dhe vjen pas luftës në Lindjen e Mesme që ka sjellë rritje çmimesh, veçanërisht të karburanteve.

“Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë, veçanërisht të naftës dhe derivateve të saj;

Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet e BE-së për përgatitjen për lëshimin në treg të naftës nga Rezervat e Sigurisë; Nisur nga fakti se Komisioneri për Energjinë Zt. Dan Jorgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të përgatiten për ndërprerje të mundshme në furnizimin me energji, përmes një letre drejtuar ministrave të energjisë.

Nisur nga fakti që Kryeministri ka folur për një model të ri për mbajtjen e Rezervës energjetike të sigurisë si dhe për themelimin e një kompanie shtetërore që do të hyjë në tregun e tregtimit të naftës dhe derivative të saj;

Nisur nga fakti që situata ndryshon me shumë shpejtësi dhe kemi hyrë në një emergjencë të vërtetë të përballjes me këtë krizë;

Për sa më sipër, Shqipërisë i dalin përpara detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e veçanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjetikës për çështje të garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin Energjetikës dhe Transportit, për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart”, thuhet në kërkesë.

Previous ArticleRenditja e shenjave të horoskopit që do t’ju befasoj!
Next Article Këto janë ngjyrat që i shqetësojnë qentë dhe ato që i qetësojnë…

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.