Transparency International: Dyshime për parregullsi në gjyqësor, administratën shtetërore dhe proceset zgjedhore

featured
Press Online
03 Prill 2026, 11:46

Transparency International–Maqedoni ka publikuar barometrin e ri mujor të korrupsionit për muajin mars 2026, i cili monitoron gjendjen e praktikave korruptive dhe veprimet e institucioneve, informon PressOnline.al

Në kuadër të platformës “Bistro-Matno” janë raportuar raste serioze, ndër të cilat edhe rasti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, i cili u arrestua për shkak të kërkimit të ryshfetit në vlerë prej 50.000 eurosh, si dhe dyshime për parregullsi në sistemin gjyqësor, administratën shtetërore dhe proceset zgjedhore.

Gjithashtu, analistët kanë konstatuar parregullsi serioze në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe organet inspektuese, ndërkohë që shumë institucione ende nuk i mbrojnë sinjalizuesit, ndërsa korrupsioni në sektorin e shëndetësisë vazhdon të shfaqet përmes pagesave për qasje më të shpejtë në shërbime.

Në anën pozitive, Gjykata Kushtetuese ka filluar transmetimin e seancave drejtpërdrejt, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka iniciuar procedura ndaj 234 këshilltarëve që nuk kanë dorëzuar deklaratat e pasurisë, ndërsa Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-drejtorit të “Higjienës Komunale” për keqpërdorim të detyrës zyrtare.(PressONline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.