Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“S’na fut kush në BE me këto masa me burg”, ish gjyqtari analizon nismën e Sadushit

Press Online2 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nisma e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të rishikuar mënyrën e dhënies së masave të sigurisë ishte një tjetër pikë debati këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus.

I ftuar ish-gjyqtari Alaudin Malaj tha se mënyra si po zbatohet drejtësia aktualisht e vështirëson integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai kritikoi mënyrën se si Kryetari i Gjykatës së Lartë mblodhi anëtarët për të marrë vendime, duke përdorur skemën “dy me një”, që sipas tij, mund të ketë sjellë pasoja negative dhe vendime të dyshimta.

Malaj thekson se është detyrim ligjor i Kryetarit dhe i anëtarëve të Gjykatës së Lartë të marrin vendime unifikuese për çdo fushë, jo vetëm për masat e sigurimit.

Ish-gjyqtari shtoi se sa i përket masave të sigurimit dhe arrestimit në burg, ne aktualisht jemi ‘me penallti’ për t’u futur në BE, teksa theksoi se asnjë shtet nuk të pranon në Bashkimin Evropian kur ti ke probleme të tilla me drejtësinë.

Malaj: Parashikohej që Gjykata e Lartë të merrte vetëm vendime unifikuese. Nëse kjo do të kishte ndodhur shtatë vjet më parë, sot Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje. Për mua, ekzistojnë dy kritere që janë shumë të rëndësishme për qytetarët, por ka edhe një problem tjetër: në këtë labirint do të futen bashkë me qytetarët edhe pushtetarët, sepse ligji nuk mund të bëhet ndryshe për pushtetarët e ndryshe për qytetarët. Ligji duhet të jetë i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë. Problemi më i madh me vendimet unifikuese është ky,  përse Kryetari i Gjykatës së Lartë i mblodhi anëtarët në këtë kohë? Sepse Gjykata po merrte vendime me skemën ‘dy me një’; tre gjyqtarë merrnin vendime njehsuese, të cilat shërbenin si praktikë për të gjitha gjykatat e tjera, por që ishin tërësisht të dyshimta si vendime dhe mund të kenë sjellë pasoja. Për mendimin tim, është detyrim ligjor i Kryetarit dhe i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që të marrin vendime unifikuese për çdo lloj fushe. Nuk po flasim vetëm për masat e sigurimit. Për sa i përket masave të sigurimit dhe arrestimit në burg, ne aktualisht jemi ‘me penallti’ për t’u futur në BE. Asnjë shtet nuk të pranon në Bashkimin Evropian kur ti ke probleme të tilla me drejtësinë në Shqipëri, veçanërisht me masat e sigurimit dhe arrestet në burg.

/vizionplus.tv

Previous ArticleÇfarë ndodhi në Ferma VIP 3? Fermerja përfundon në spital pas një incidenti të papritur
Next Article Prilli vendimtar për Barçën! | Top Albania Radio

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.