Geroski ironizon Osmanin: “Nuk ju pengon asgjë të merrni pasaportë bullgare”

featured
Press Online
31 Mars 2026, 13:10

Debati për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është përshkallëzuar sërish pas deklaratave të ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe reagimit të gazetarit dhe analistit politik Branko Geroski, informon PressOnline.al

Osmani, në një status të publikuar në rrjete sociale në gjuhën shqipe dhe angleze, akuzoi se procesi i integrimit evropian po pengohet nga një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm.

Sipas tij, një rol luan ndikimi i politikave ndërkombëtare, mungesa e një balance të brendshme politike dhe sjellja e një pjese të elektoratit. Ai theksoi gjithashtu se rreth 250 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut posedojnë pasaporta bullgare dhe, sipas tij, tashmë përfitojnë nga të drejtat e Bashkimit Evropian pa ndier presionin e reformave.

“Kur elektorati e merr ‘karrotën’, nuk kërkon më ‘shkopin’,” ka shkruar Osmani, duke vlerësuar se kjo situatë ndikon në ritmin e reformave dhe të integrimit.

Deklaratat e tij u pasuan me një reagim ironik nga Branko Geroski, i cili e kritikoi qëndrimin e Osmanit me një ton thumbues, duke sugjeruar se edhe vetë ai mund të “shijojë të drejtat e BE-së”, në një referencë ironike ndaj pasaportave bullgare.

„Shumë po kënaqen, zoti Osmani. Shumë… Nuk e di çfarë ju pengon edhe juve të kënaqeni pak me ‘të drejtat e BE-së’. Juve me siguri do t’ju japin një pasaportë bullgare, nëse e kërkoni.“

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter